Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan ku ka diskutuar dhe rikujtuar edhe një herë rritjen e pagës minimale dhe mesatare në vendin tonë.

Rama është shprehur që deri në 2025 paga minimale do të arrije deri në 45 mijë lekë.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është shprehur se ajo që është më e rëndësishme në këtë moment jo vetëm në vendin tonë por dhe në të gjithë Evropën është mbijetesa për krahë pune.

Sipas shefit të qeverisë ashtu si Gjermania dhe Italia për shkak të mungesës së fuqisë punëtore kanë hapur dyert për punëtorë nga vende të ndryshme.

“Nëse ne nuk do ti mbijetojmë luftës më të egër që sapo ka filluar në Evropë, ajo për krahun e punës. Kur kam takuar kancelarin gjerman i kam folur për çështjen e mjekëve dhe të infermierëve por që gjermania të jetë kjo që jetë duhet që të ketë 7 milionë plus krahë pune prurje., që do të thotë që është në mendjen e çdo dite të Gjermanisë dhe të gjithë vendeve të tjera të zhvilluara, edhe pse Italia lufton me emigracionin e paligjshëm vijon që të flasë për hapje dyersh për punëtorët.