Ky është lajmi. Më thonë; a je ti përgjegjës? pse e zgjodhe këtë apo atë. A thua se në rrugëtimin kësaj jete, fajin e ka se kush e shkel besimin e marrë. E kam thënë një mijë herë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit është individuale jo kolektive. Një kryeministër, e një ministër, një familje politike s’mban përgjegjësi kur një zyrtar e humbet pinin. Mbajmë përgjegjësi për rolin që luajmë, këtë përgjegjësi mban PS. Ku e mban? Në këtë vend para pak vitesh tatimet drejtoheshin nga një i dënuar nga gjykata me arrest shtëpie. Kryeministri thoshte; do pres vendimin e formës së prerë. Ai tha se të njëjtat gjera ti bëja dhe unë. Imagjinoni një sekondë, fakti që nuk jemi si ata, është medalja e nderit për ne. Fakti për ne nuk bëjmë si ata, është fleta e lavdërimit. Ata janë një parti, ne jemi një frymë. Ne jemi brumi, pa të cilin politika shqiptare nuk gatuan dot asgjë.”, tha ai.