Kryeministri Edi Rama prezantoi sot rritjen e pagave për disa kategori si pedagogë, mësues infermierët dhe zjarrfikësit. Por ai duket se nuk ka harruar as presidentin Bajram Begaj, rroga e të cilit ka shkuar në 425 mijë lekë.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Elementët specifike të rritjes së pagave do të detajohen, kemi miratuar një rritje të qënësishme të pagës së presidentit, niveli i pagës shkon në 425 mijë lekë, kemi rishikuar dhe hierarkinë e institucioneve të pavarura duke krijuar edhe një barazi nëpërmjet tyre. Administrata publike do të ketë rritje brenda 2 viteve, që është e përshkallëzuar sipas institucioneve.