Prezantimin e  programit të arsimit me kërkesën për një mandat të tretë kryetari i PS e ka nisur me sulmin ndaj ish-qeverisë Berisha.

Rama: Koha kur mësuesit e Shqipërisë ishin vetëm, të braktisur në mes të boshllëkut gërryes, kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur. Nuk ishte në fushatat zgjedhore të shumë kohëve më parë pas përmbysjes së komunizmit, por deri dy fushata më parë, në 2013, gati çerek shekulli pasi komunizmi na la shëndenë koha kur mësuesit viheshin në rresht dhe mbushnin sheshet e mitingjeve elektorale të kryeministrit të kohës apo vendet e shfaqjes së kohës të partive të opozitës, si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme të 1 majit komunist që parakalonin kundër mbarë botës.

Edhe pas zhurmës me etiketimet e fotove të kundërshtarëve, Rama i është rikthyer por kësaj here me skenar tjetër.

Rama: Nuk vijmë në fushën e kësaj ndeshjeje me një menu dëshirash për të gjithë “Kap Ça të Kapësh” të quajtur program elektoral.

Sipas tij qeverisja e PD ka ofruar ministra të stilit “Kap Ça të Kapësh” por edhe i ka përdorur mësuesit për protestë.

Rama: Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së. 

Reformat sipas Ramës kanë qenë të suksesshme si në rekrutimin e arsimtarëve ashtu dhe në përzgjedhjen e studentëve.

Rama: Pacënueshmërinë e vendit të punës së mësuesve në detyrë dhe meritën në rekrutimin e mësuesve të rinj.

Duke kërkuar një mandat të tretë ai premtoi dhënien fund të mësimit me dy turne.

Rama: I japim fund fuindit të mësimit me dy turne për shkak të mungesës së klasave në Shqipëri.

Fonde shtesë kreu i qeverisë premton edhe për Universitetet.

Rama: Do të vendosim 10 mln euro në vit për të stimiluar Universitetet publike.

Nëse në 25 prill do të fitojë zgjedhjet, Kryeministri premtoi rimbursimin e studentëve dhe nxënësve që do të angazhohen në inovacion.

Ora news