Rama: Si njëri si tjetri janë kufoma politike që e kanë marrë peng atë parti mbi gjakun e demokratëve. Me tra celiku, granata, varre, situata mund të degjeneronte.

Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë sepse për herë të parë është sfiduar nga një ngjarje me potencial gjakderdhje në oborrin e një partie, si kacafytje mes veti në oborr, barbare.
Policia e stërvitur, për të përballuar këtë lloj materie, këtë lloj casjeje dhe drejtimi politik që e përfshi dhunën si mjet politik në aggression ndaj godinave. Policia meriton respekt dhe përgëzim sepse mbajti të njëjtin standard sic e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë