Kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën me energji në këto ditë të rëndësishme. Pas një dakordësie me drejtuesit e KESH të Kosovës, kemi arritur të sigurojmë 3600 megavat për datë 31 dhjetor , dhe 4080 megavat në datë 1 janar. Do të jepen në formën e depozitimit, pra pa asnjë efekt financiar për Kosovën, duke kërkuar që t’i kthehen Shqipërisë gjatë verës, kur kushtet tona hidrike bëhen të vështira. Këto do kërkohen të rikthehen gjatë muajve të verës. Kriza energjitike ka prekur gjithë botën.