Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video nga procesi i rindërtimit në Fushë-Krujë.

Kreu i qeverisë uron të gjithë qytetarët me lagjen e re në këtë zonë, që do të mbajë emrin “Rilindja”.

“Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi Lagjen e Re Rilindja në Fushë-Krujë, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Edi Rama.

Në zonën e re për rindërtim e përcaktuar në Fushë Krujë, parashikohet strehimi për 218 familje nga të cilat 91 familje në banesa kolektive dhe 147 familje në banesa individuale.