Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë. Mësohet se i riu është kapur duke qarkulluar me një pushkë gjysmë automatike dhe një sasi kanabisi.

Pas kësaj, është ushtruar një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur një sasi farash kanabisi.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.