Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot kreun e opozitës Lulzim Bashën për orën e mbetur tek Sahati dhe për Tramvajin që nuk  bë kurrë.

Duke folur gjatë nënshkrimit të 10 kontrata-porosive për shtëpitë e reja në Kombinat, Rama theksoi se Bashës sa herë I thoshin për të bërë ndonjë punë në Tiranë, kthehej nga ana tjetër.

“E kishte Tirana 4 vjet, çfarë bëri?  U kthye në anën tjetër sa herë që i vinte zëri dhe i thoshte zgjohu se ka punë Tirana. Si mundet, ku e keni tramvajin? Me tramvaj erdhët nga Kombinati se linja e parë që do bëhej ishte Kombinat-Kinostudio. Ku është tramvaji, sa është ora? Se atëherë nuk kishte as orë, edhe ora kishte ngecur. Kur është ora që të ktheheni në Kombinat, se do ishte një tramvaj me orare fikse? Tramvajin prapë do marrin ata që mendojnë se mund të ndryshojnë ndonjë gjë për mirë nëqoftëse ia fusin tym zgjedhjes që bëjnë”, tha Rama.

Top Channel