Raphinha nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Futbollisti brazilian e pati një sezon me lëkundje, me rënie dhe ngritje, por trajneri Xavi Hernandez megjithatë e konsideron atë si një lojtar të rëndësishëm.

E i vendosur për të qëndruar në Camp Nou është edhe vetë ish-futbollisti i Leeds United, për të cilin spekulohej se mund të rikthehet në Premierligë në verën që po vjen.

“Është mjaft e qartë, dua të rri këtu edhe për shumë vite të tjera”, deklaroi futbollisti anësor për “BeIN Sports”.

Katalunasit besojnë se Raphinha do të përmirësohet dhe se Barça do të jetë mjaft e rrezikshme në krahë në sezonin e ardhshëm, duke e përfshirë këtu edhe kontributin e Ousmane Dembeles.