SPAK ka dorëzuar në Kuvend, raportin vjetor, ku në fillim të tij është harta e veprimit të grupeve kriminale në botë dhe po ashtu kanalet jo bankare se si i transferojnë paratë e pista me anë të disa aplikacioneve.

Pjesë e raportit është edhe problematika në lidhje me personat e shpallur në kërkim të cilët jetojnë në Dubai për të cilët nuk po jepet ekstradimi.

Në raport thuhet po ashtu se grupet kriminale me drejtues shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale më një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht në ato të kanabisit dhe kokainës