Kandidaturat në zgjedhjet e 14 majit të grupimit të Alibeaj pësojnë sërish ndryshime. Pas lajmërimit të Gjergji Gjatës për dorëheqjen e tij si kandidat i PD për kryetar bashkie në Korçë dhe Bujar Vretos, kandidati i PD për kryetar bashkie në Librazhd, listës së kandidatëve që dorëhiqen i shtohet edhe Genc Doçi, kandidati bashkisë Kurbin, gjithashtu edhe Ibrahim Bruka kandidati i bashkisë Vorë. Doçi tha se pavarësisht dëshirës së tij ai nuk do të kandidojë, pasi kryesia e PD nuk i zyrtarizoi kandidaturën, ndërkohë që Brukës i mbaron afati dhe nuk arrin dot të regjistrohet, deklaron se nuk u regjistrua dot për arsye familjare. Bruka shprehet se do të komunikojë me KQZ. Ndërkoh në Vorë do të  kandidojnë Indrit Hoxha dhe Blerim Shera.

Genc Doçi: Nuk do jem kandidat për zgjedhjet e 14 majit.

Kryesia e PD nuk zyrtarizoi kandidaturën time.

Pavarësisht dëshirës sime nuk do jem kanidat.

Ibrahim Bruka: Nuk u regjistrova dot për arsye familjare, do të komunikoj me KQZ.