Sot në Gjykatën e Hagës është zhvilluar seanca mbi hetimin e ish-krerëve të UÇk-së. Kryeministri Edi Rama, prej tre ditësh ka reaguar në Facebook dhe Twitter mbi këtë çështje. Ai është shprehur se ky hetim është i pavend, se si mund të hetohen ata persona që kanë luftuar për të mbrojtur vendin e tyre. Këtë e kishte specifikisht për Hashim Thaçin. Në faqen e tij të Facebook, për seancën e sotme, Rama është shprehur se më në fund janë mbledhur dhe firmat në AKE për mocionin e rezolutës së re. Ai i quan akuzat e ngritura mbi ish-krerët e UÇK-së si të faktuara. Megjithëse Rama parashikon një rrugë të gjatë për vendosjen e drejtësisë, ai është i bindur se kjo ka për t’u realizuar.
Rama: I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore
Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare