Home SPORT Reagon UEFA, pas akuzave se i ndaloi flamujt e ylberit në zonën...

Reagon UEFA, pas akuzave se i ndaloi flamujt e ylberit në zonën e tifozëve në Budapest

11

UEFA i ka hedhur poshtë thashethemet se i ka ndaluar simbolet e ylberit nga zona e tifozëve në Budapest, në prag të ndeshjes mes Holandës dhe Republikës së Çekisë, duke lënë të kuptohet se një gjë të tillë e kanë bërë autoritetet vendore në Hungari.

Mediat holandeze në vendngjarje, para takimit të sotëm të 1/8 së finales në Euro 2020 me Çekinë, dhe madje edhe federata daneze e futbollit, thanë se rojet e sigurisë në zonën e tifozëve në Budapest iu kishin thënë atyre se UEFA i kishte ndaluar futjen e flamujve të ylberit

Por reagimi i UEFA-s ka qenë i shpejtë, përmes të cilit shtëpia e futbollit evropian e mohoi ta këtë urdhëruar një gjë të tillë, duke e pranuar se autoritetet vendore e kanë pushtetin për t’i ndaluar ato simbole.

“Në lidhje me disa raportime në mediat holandeze, UEFA dëshiron të sqarojë se nuk i ka ndaluar simbolet e ngjyrosura me ngjyrë të ylberit nga zona e tifozëve në Budapest, e cila është nën përgjegjësinë e autoriteteve vendore. UEFA me shumë dëshiron i mirëpret simbolet e tilla në zonën e tifozëve.

“UEFA e njoftoi sot Federatën e Futbollit të Hungarisë se simbolet me ngjyrë ylberi nuk janë politike dhe janë në përputhje me fushatën e UEFA-s për #EqualGame (lojë të barabartë), e cila lufton kundër çdo diskriminimi, përfshirë kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBTQI+, flamuj të tillë do të lejohen në stadium”, thuhet tutje në njoftim.

UEFA është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i mbrojtur të drejtat e komunitetit LGBTQI+ gjatë Euro 2020, kur ndeshjet janë zhvilluar në vendet të cilat kanë ligje që ua ndalojnë homoseksualëve paraqitjen në materiale arsimore apo në programe televizive nën moshën 18-vjeçare.

Hungaria, aty ku sot përballen Holanda dhe Cekua, e ka një ligj të tillë, i cili madje e ndalon ligjërisht përkrahjen e homoseksualëve e madje edhe paraqitjen e flamujve me ngjyra të ylberit. /Gazeta Express/