Real Madrid ka mundur 1-0 Athletic Bilbao, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë e rikuperuar mbrëmjen e sotme.

Një fitore që i ka ndihmuar Los Blancos të thellojnë në shtatë pikë diferencat me ndjekësit në La Liga, por madrilenët kanë një ndeshje më shumë.

Sfida e luajtur në Santiago Bernabeu është vendosur në minutën e 40-të nga një gol i Karim Benzema.

Francezi kryeson renditjen e golashënuesve të La Liga-s me 12 gola.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group