Milani është duke insistuar për Iscon, Reali kërkon 18 milionë euro. Kuqezinjtë nuk pajtohen me pagën që lojtari merr, 6.5 milionë euro në sezon.

Isco Alarcon mund të përfundojë në Milan.

Kuqezinjtë janë duke kërkuar mesfushorin e Real Madridit për të forcuar repartin e mesfushës, pas largimit të Hakan Calhanoglu.

Isco është i preferuari i Stefano Piolit, çmimi i të cilit, sipas “Calcio Mercato”, është 18 milionë euro, kërkesë e paluhatshme e Realit nëse Milani e do spanjollin.

Problemi më i madh qëndron te paga e lojtarit, ai tani për tani fiton 6.5 milionë euro në sezon, pagë që Milani nuk dëshiron ta paguajë.

Isco ka kontratë me Realin deri në vitin 2022. /Gazeta Express/