Deputetët demokratë që janë pjesës e tryezës për reformën territoriale kanë nisur një tur konsultimesh.

Të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj dhe Roland Bejko, dy demokratë të papajtuar me ish-kryeministrin Sali Berisha të rikthyer tashmë në krye të PD-së, ata kanë zhvilluar sot takime konsultuese me demokratët në qytetin e Vlorës.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale bashkëkryesohet nga Anila Denaj dhe Dhurata Çupi. Ky komision ka realizuar së fundmi një sërë dëgjesash me akademikë dhe ekspertë.