Reformimi i sistemit të drejtësisë do të bëhet me referendum popullor dhe më pas me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe Komisionit të Venecias. Kështu u shpreh sot kreu i PD Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët teksa në fokus kanë qenë disa prej problematikave në vend.

BerishaReformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë. Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme. Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare,