E frikësuar se do të burgosej për dezertim nga ushtria nëse do të kthehej në vendin e saj, një grua izraelite kërkoi strehim në Mbretërinë e Bashkuar.
Shahar Perets kundërshtoi rekrutimin e saj në trajnimin e detyrueshëm ushtarak izraelit dhe si rezultat është burgosur tre herë, shkruan BBC
Shumica e hebrenjve izraelitë kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të paktën dy vite. Megjithatë, çdo vit një numër i caktuar personash mban një qëndrim ideologjik duke kundërshtuar rekrutimin e tyre.
Shumica e tyre burgosen dhe Shahar Perets është një prej tyre.