Oficerët e policisë pakistaneze ndaluan të gjithë stafin e një “Fast Foodi” pasi punëtorët refuzuan t’u jepnin atyre hamburgerë falas.

BBC shkruan, se stafi i Johnny & Jugnu, në Lahore, u mbajtën në ambientet e komisariatit një natë të tërë.

Stafi i restorantit postoi një deklaratë në faqen e tyre në Facebook , duke thënë “Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur me ekipet tona të kuzhinës në restorantin tonë, por ne duam të sigurohemi se kjo është e fundit”, shkruan BBC .

Deklarata përshkruan ngacmimet e vazhdueshme të policisë ndaj punëtorëve për t’i dhënë atyre ushqim falas.