Tregu shqiptar rekord shtrenjtimi

Rritja e çmimit të naftës duket se nuk ka të ndalur. Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne. Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.7% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë.

 Dy vjet më parë, kjo peshë ishte 4.5%, çka tregon se çmimet e naftës në vend janë rritur me ritme më të shpejta sesa të të ardhurave.Shtrenjtimi i tyre sërish ditët e fundit ka rënduar më tej buxhetet e familjeve shqiptare. Shumë prej drejtuesve të automjeteve kryesisht ata të cilët punonjë me profesionin e taksistit shprëhen se nuk mund ta përballojne dhe nje rritje tjetër të cmimit  të karburantit pasi tashmë është shumë I lartë për ekonomine e tyre.

Për rritjen e cmimit të karburantit Ka reaguar edhe ministrja e financave, Dalina  Ibrahimi e cila u shpreh se për shkak të operimit në një ekonomi tregu të lirë nuk mund të ndërhyhet te çmimet. Pritet që këto çmime të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti. Rritja më e fundit e çmimit të karburanteve në tregje e ka vënë Shqipërinë në krye të listës rajonale.

 Nafta dhe benzina në tregjet tona janë më të shtrenjta se kudo.Nafta në Shqipëri tregtohet me 1.783 dollarë për litër nderkohë që cmimi më i lirë është në Maqedoninë e Veriut me 1.286 dollarë për litër.Çmime të përafërta me Shqipërinë ka Serbia, por edhe atje karburantet nafta e benzina shiten më lirë se në tregun shqiptar. Në tregun e gazit të lëngshëm Serbia është më e shtrenjta në rajon dhe në vend të dytë është Shqipëria.