Home AKTUALITET RENEA dhe FNSH aksion në Krujë për zbulimin e parcelave me kanabis,...

RENEA dhe FNSH aksion në Krujë për zbulimin e parcelave me kanabis, disa të shoqëruar. Në terren Veliu, Vocaj e Loka

9

Policia e Shtetit ka nisur një operacion në Krujë dhe në fshatrat përreth për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat. Sipas saj, operacioni, ku janë përshirë forcat RENEA dhe FNSH, është përqendruar në fshatin Nikël.

Mësohet se po ushtrohen kontrolle në terren, në sera dhe magazina, ndërsa raportohet se deri më tani janë sekuestruar kubikë dhe fidanë kanabisi.

Aktualisht policia po vijon aksionin, ku të pranishëm në teren janë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Tonin Vocaj e Gjovalin Loka.