Moti për ditën e sotme pritet të jetë me vranësira dhe kthjellime, ndërsa në jug do të ketë prezencë të reshjeve të shiut, në formën e shtrëngatave. Temperaturat do të shkojnë deri në 27°C.

Moti në vend do të vijë me kthjellime e vranësira të cilat do të marin zhvillim gjatë ditës. Në jug e lindje reshjet e shiut e shtrëngatat do të jenë prezente gjatë ditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 12-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 7 deri 21°C në zona e ulëta 9 deri 27°C në zona bregdetare 10 deri 25°C