Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të largohen menjëherë nga rajoni i Transistrisë në Moldavi. Nuk dihet nëse inteligjenca izraelite ka informacione se Rusia mund të sulmojë Moldavinë, por më herët një gjeneral rus që zbuloi planet e Moskës tregoi se Rusia kishte synim edhe pushtimin e këtij shteti.

Transnistria është një enklavë e vogël separatiste, me kryeqytetin e saj në Tiraspol, e cila nuk njihet nga asnjë nga vendet e OKB-së (as Moska) e lindur nga një kryengritje e armatosur që ndodhi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1992,

Aktualisht në këtë rajon janë të vendosur 1,500 ushtarë rusë. Këta ushtarë u dërguan pas kryengritjes si kontingjent paqeje, edhe me pëlqimin e Kishinaut (kryeqyteti i Moldavisë), por me angazhimin për t’u larguar nga vendi pas një viti. Ndonëse kanë kaluar 30 vite, ushtarët rusë janë ende atje. Moldavia nuk është një shtet anëtar i NATO-s, ndaj kjo e bën një “pre” të lehtë për Vladimir Putin.