Një rezidencë me nëntë dhoma gjumi, në pronën e vjetër të Palm Beach, të Donald Trump, është shitur për një shumë rekord prej 122 milionë dollarë.
Sipas burimeve të patundshme, kjo shitje është një nga më të shtrenjtat ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Daily News” shkruan se rezidenca luksoze e ndërtuar së fundmi, “ka vendosur një rekord të ri çmimesh, jo vetëm për Palm Beach, por ka të ngjarë edhe për Florida”.
Agjenti i pasurive të patundshme me bazë në Nju Jork dhe ylli televiziv, Ryan Serhant, i cili përfaqëson blerësin, i tha WPTV se çmimi përfundimtar ishte 122.7 milionë dollarë.
Në këtë shtëpi nuk ka banuar asnjëherë askush dhe është shitur me shpejtësi, pasi u rendit në janar për 140 milionë dollarë, duke përfshirë të gjitha orenditë e saj.
Rezidenca ofron gjithashtu edhe një kinema në natyrë dhe një rezervuar masiv peshku, shkruan “Mail Online”.
Top Channel