Do të shërbejë edhe si urgjencë

Qëndra shëndetësorë në Bashkinë e Belshit është duke iu nënshtruar një rikonstruksioni total. Ky rikonstruksion është një investim nga ministria e shëndetsisë në kuadrin e 300 qendrave shëndetësore që përfitojnë  investime  në të gjithë vendin. Rikonstruksioni ka filluar  që para 8 muajsh dhe është drejt përfundimit.

Kreu i Grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë Belsh, Arif Tafani inspektuan ditën e sotme punimet në të ku aktualisht ajo është duke pritur që të kryhet mobilimi i plotë i saj.

Duke qenë se kjo qendër do të mbulojë një numër të konsiderueshëm banorësh  në të do të ofrohet shërbimi i pandërprerë i  urgjencës, mjekut të familjes etj.