TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë për veprën penale të dhunës në familje. Policia thotë se 55-vjeçari me iniciale S.M ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërsa personi tjetër ka goditur ish-bashkëjetuesen.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje dy të arrestuarit, ndërkohë nuk dihen ende motivet e sherrit.
Njoftimi I Policis
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
– S. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– O. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij./abcnews.al