Free MC’s është një nga grupet më të suksesshme muzikore të viteve 2000. Ata aktualisht jetojnë në Greqi, ku merren me punë të ndryshme. Mirëpo, herë pas here nuk ngurojnë që të rikthehen edhe në muzikë. Së fundmi, kanë publikuar një parodi për ‘Big Brother VIP’, ku në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, kanë ndarë detajet.

“Kjo kënga ishte thjesht një mesazh. Nuk është se kishim pritshmëri të merrnim famën nga vëllai i madh. Ishte thjesht ajo kritika, ajo sarkazma dhe mesazhi që donim të përçonim. Nuk kishim pritshmëri të mëdha nga kjo këngë”, tha njëri prej anëtareve të grupit, Romiri.

Sa i përket jetës si emigrantë, Genti u shpreh: “Të jesh në emigracion nuk është e lehtë se përveç këngëve, ne bëjmë dhe punë të tjera. Mirëpo, ne i kemi krijuar kushtet që të vazhdojmë sa më lehtë me muzikën, kemi studion tonë. Kemi gjetur personat e duhur që na ndihmojnë këtu në emigrim ku jemi dhe kjo na e ka bërë më të lehtë”./abcnews.al