Barcelona duket të ketë gjetur një tjetër skuadër për t’u përballur në ndeshjen për trofeun “Joan Gamper” pas refuzimit të Romës së Zhoze Murinjos. Milani duket se do të jetë klubi i përzgjedhur për të zëvendësuar verdhekuqtë në përballjen ndaj katalanasve që do të mbahet në 6 gusht.

Sipas raportimeve nga “Sport” në orët e fundit ka pasur kontakte të shtuara mes përfaqësuesve të dy klubeve për të arritur marrëveshjen përfundimtare për zhvillimin e këtij takimi që shërben për fazën përgatitore.

Barcelona gjithashtu ka paralajmëruar masa ligjore ndaj Romës, e cila e anuloi pjesëmarrjen në këtë sfidë me dy klubet që kishin nënshkruar një marrëveshje disa javë më parë.