Përfitojnë nga festat

Qytetarë të shumtë kryesisht emigrante janë dyndur që në orët e para të mëngjesit në zyrat shërbimeve publike.

Që prej orës 6:00 janë vënë në radhë dhjetëra qytetarë kryesisht emigrantë që aplikojnë për dokumentet e identifikimit , pasaporta dhe karta identiteti në zyrat e gjendjes civile në Elbasan.

Orët e gjata të pritjes dhe mos respektimi i distancës ka shkaktuar edhe debate mes qytetarëve. Ata shprehen se  edhe ato pak dite qe vijnë per pushime i kalojne duke pritur ne rradhe dhe nuk mbarojnë punë për shkak të fluksit ndaj kërkohet që të shtohet numri i sporteleve.

Qytetarët kërkojnë që të shtohet numri i sporteleve, ndërsa qëndrimi në radhë pa ruajtur distancën po kthehet në shqetësim edhe për përhapjen e covid 19.