UEFA ka njoftuar gjyqtarët që drejtojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve se duhet të ndëshkojnë lojtarët që simulojnë.

Është qëllimi i UEFA-s të ndëshkojë përpjekjet për të mashtruar gjyqtarët duke “simuluar ose ekzagjeruar pas kontakteve të vogla”, dhe këto udhëzime do të futen në fuqi që në javën e ardhshme kur të fillojë faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

“Simulimi përfaqëson sjellje të pahijshme ndaj kolegëve, që është një shembull i keq dhe mungesë respekti”.

“Është thelbësore që gjyqtarët të ‘lexojnë’ lojën dhe të kuptojnë frymën e lojës në këto situata”, ka thënë kreu i gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti.

UEFA kërkon gjithashtu të zgjidhë problemin e presionit ndaj gjyqtarëve për të ndikuar në vendimet e tyre, si dhe problemin e konflikteve mes lojtarëve dhe trajnerëve.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë imazhin e futbollit. Ne e konsiderojmë të papranueshme disa sjellje në fushë dhe në stol”, deklaroi ai.

UEFA ka dhënë udhëzime edhe për gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e ekipeve kombëtare në Ligën e Kombeve, si dhe në Kampionatin Evropian.