Katër ushtarë amerikanë që ishin në bordin e avionit amerikan të rrëzuar mbrëmjen e 18 marsit në mallet e Norvegjisë kanë vdekur.

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre konfirmoi sot përmes një postimi se po hetohen shkaqet e përplasjes së avionit.

Avioni  V- 22 Osprey, që i përkiste marinës amerikane SHBA-së ishte pjesë e stërvitjes ushtarake të NATO-s të quajtur “Përgjigjja e Ftohtë”.

Stërvitja po zhvillohej ndërsa zona ishte përfshirë nga moti i keq.

Avioni kishte një ekuipazh prej katër vetash dhe ishte në një mision stërvitor në kontenë Nordland” në Norvegjinë veriore, thuhet në një deklarate.

Rrëzohet avioni i marinës amerikane, vdesin 4 ushtarë. Ishin

Avioni do të shkonte drejt veriut ku dhe ishte planifikuar të ulej në Bodo para orës 18:00 të së premtes ndërkohë që ishte rrëzuar në jug. Policia dhe skuadra e shpëtimit kishin nisur kërkimet dhe në orën 1:30 të mëngjesit të së shtunës ata kishin mbërritur aty ku ishte rrëzuar avioni dhe konfirmuan se i gjithë ekuipazhi i avioni kishte humbur jetën.

Rrëzohet avioni i marinës amerikane, vdesin 4 ushtarë. Ishin

Stërvitja filloi më 14 mars dhe përfundon më 1 prill.