Një lis i madh 400-vjeçar u shkul nga stuhia “Eunice” dhe u rrëzua në majë të një shtëpie familjare në Britaninë e Madhe.

Sven Good tha se ai ishte duke punuar në shtëpinë e prindërve të tij në Brentwood, Essex kur “dëgjoi një kërcitje dhe më pas një zhurmë masive” ndërsa pema u përplas nëpër disa dhoma.

“Isha në një konferencë online kur dëgjova një një kërcitje dhe më pas një zhurmë masive”, tha Good për BBC.

“E gjithë shtëpia u drodh. E dashura ime ishte duke punuar në një dhomë tjetër dhe më tha se kishte dëgjuar diçka dhe më pyeti nëse një dritare ishte thyer. Unë thashë: “Jo, shtëpia sapo është shkatërruar”.

Familja është zhvendosur përsëri në pjesët e shtëpisë që i kanë shpëtuar dëmtimit dhe janë në pritje të një inxhinieri strukturor dhe kompanisë së tyre të sigurimit për të vlerësuar shkallën e dëmit.

Good shtoi se makina e tij Mazda MX5 u dëmtua pasi vendosi të lëvizte automjetin me këshillën e nënës së tij mes paralajmërimeve për stuhi një natë më parë.

“Për ironi, nëse do ta lija aty ku e kisha parkuar fillimisht, do të ishte mirë”, shtoi ai.

Babai i tij Dominic Good ishte në mes të një konference pune në shtëpinë e tij të premten në mëngjes kur ai u ndërpre nga një “përplasje e plotfuqishme”.

“Një erë e madhe sapo këputi bazën e lisit masiv në kopshtin tonë, që ndoshta është rreth 400 vjeç,” tha ai.

“E gjithë pema ra në cepin veriperëndimor të shtëpisë dhe çatia u shkatërrua. Çatia është shumë e shkatërruar dhe dhomat e gjumit të djalit tim dhe vajzës sime janë mbushur plotësisht me rrënoja.

Familja kishte parashikuar se mund të kishte disa dëme nga stuhia “Eunice”por nuk e priste kurrë nivelin e shkatërrimit që ndodhi.

Katër persona në Britaninë e Madhe dhe Irlandë humbën jetë si pasojë e një prej stuhive më të rënda që kanë goditur ishujt në dekada.