Era e fortë ka rrëzuar një  pemë në afërsi të fshatit Bulgarec, përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec.

Bëhet e ditur se për pasojë është bllokuar kalimi i mjeteve në njërin sens të rrugës. Pritet ndërhyrja e mjeteve të bashkisë për heqjen e pemës nga rruga nacionale dhe normalizimin e qarkullimit.