Reshje intensive shiu kanë përfshirë qytetin e Elbasanit këtë të dielë. Temperaturat përvëluese plot diell i kanë lënë vendin stuhisë dhe reshjeve të shiut të cilat kanë bërë që rrugët e qytetit të zbrazen.

Prezenca e lartë e shiut përzier me breshër vihet re në rrugë , ndërsa deri tani nuk ka informacion për rrugë të përmbytura.