Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur të dhënat e 24 orëve të fundit, ku në qarkun e Elbasanit kanë rezultuar pozitiv me virusin SARS-Cov2 52 qytetarë, përkatësisht nga këto bashki: Librazhd 18 raste, Peqin 14 raste, Gramsh 13 raste, Elbasan 7 raste. Me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin një qytetar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.