Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 1433 testime, ku 553 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se fatkeqësisht sërish ka pasur një humbje jete, ndërkohë 19 pacientë po marrin mjekim në spital.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1433 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 553 qytetarë, në këto bashki:

311 në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat.

Janë 2,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 72 vjeç, i pavaksinuar.

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,463 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 553

Të shëruar në 24 orë 192

Të shtruar në spitale 19

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1433

Testime totale 1,849,065

Raste pozitive 280,851

Raste të shëruara 274,463

Raste Aktive 2,888

Humbje jete 3,500

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,050

Fier 218

Vlorë 149

Durrës 127

Lezhë 82

Gjirokastër 76

Shkodër 62

Elbasan 48

Korçë 32

Berat 26

Dibër 13

Kukës 5