Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi në një takim gratë e LDGSH ku i pranishëm ishte edhe kreu i PD Sali Berisha, se gratë janë viktimat më të mëdhaja të keqqeverisjes së Edi Ramës. Vokshi tha se ato pësojë dhunë verbale, psikologjike, fizike dhe institucionale.

Albana Vokshi i bëri thirrje të gjitha nënave, grave e vajzave që të bashkohen me protestën e 7 korrikut kundër dhunës qeveritare ndërsa shtoi se duhet të ngrenë zërin për një të ardhme më të mirë.

Numri i grave ministre dhe deputete, pavarësisht se Rama e shet si fitore është propagandë e fasadë për të mbuluar mjerimin në familjet shqiptare, dhe viktimat janë gratë.

I drejtohem nënave, grave, vajzave të mos i nënshtrohemi dhunës qeveritare. Ejani protestoni më 7 korrik.

Duhet të protestojmë së bashku. Të mos i nënshtrohemi dhunës qeveritare. Protestë për fëmijët tanë, që mos ti rrisim e ti largojmë nga Shqipëria.

Protestë për familjet tona që mos të vuajnë çdo ditë keqqeverisjen. Zëri ynë bëhet më i fortë kur protestojmë së bashku.”-tha Vokshi.