Gripi stinor shton rastet për ndihmë mjeksore

Covid-19 dhe virozat gripale stinore janë duke rritur numrin e personave të infektuar në të gjithë qarkun e Elbasanit. Jo vetëm në bashkinë e Elbasanit por gjithashtu edhe në bashkitë e tjera të qarkut vërehet një rritje e menjëhershem e personave të infektuar që paraqiten pranë qëndrave shëndetësore për të marrë ndihmë mjeksore. E tillë është situatat edhe në bashkinë e Belshit .Sipas mjekëve të Belshit një nga faktorët që ka ndikuar në shtimin e rasteve është mosrespektimi I rregullave anti covid.

Vendimi I qeverisë shqiptare për të mos lejuar punonjësit e administratës ,të marketeve apo të shërbimeve që të shkojnë në punë të pavaksinuar ka bërë që të ketë nje rritje të personave që kërkojnë të vaksinohen edhe në këtë bashki.

Paralelisht me Covid shumë qytetarë janë duke u prekur edhe nga gripi stinor . Në qëndrën shëndetësore të Belshit gjatë 24- orëve për të marrë ndohmë mjeksore numri arrin deri në 60 persona.

Mjekët përsërishin thirrjen se mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga komplikacionet e Covid-19 është vaksinimi.