TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i bëri apel sot qytetarëve të zbatojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Manastirliu apeloi të mos ulet vigjilenca për higjienën, distancën dhe maskën.“Me urimin për një ditë të mbarë nga stafi i urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, ju kujtojmë të zbatoni rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19, duke mbrojtur veten, njerëzit e dashur dhe duke i dhënë një dorë stafeve mjekësore për përballimin e situatës. Maskë, higjienë dhe distancë. Bëhu pjesë e zgjidhjes”, – theksoi Manastirliu.
Ditët e fundit numrit i infektuarve me COVID-19 është rritur ndjeshëm në vendin tonë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se një nga arsyet kryesore është ulja e neglizhencës në respektimin e masave anti COVID, si nga ana e qytetarëve, në mbajtjen e maskës, distancimin fizik, po ashtu dhe të biznesit në respektimin e masave të paracaktuara për sipërmarrësit në ambientet ku ushtrojnë biznes.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ditën e djeshme janë kryer 4092 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1105 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 14 qytetarë në spitalet COVID.
Top Channel