Vapa e verës në veçanti mund të jetë një problem për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike.

Prodhimi i frutave dhe primeve shënoi rritje të zbehtë vitin e kaluar edhe pse eksportet për dy grupet shënuan rritje dyshifrore.

Në vitin 2020, prodhimi i perimeve është 1.295.726 tonë, duke shënuar rritje vjetore me 2,99 %, krahasuar me vitin 2019. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 506.531 tonë, Berat me 131.735 tonë dhe Tiranë me 130.001 tonë.

Perimet e njoma përfaqësojnë 67,5 % të perimeve gjithsej ndjekur nga bostanoret me 23,07 % dhe perimet e thata me 9,4 %.

Në vitin 2020, u prodhuan 874.947 tonë perime të njoma duke shënuar rritje prej 5,07 %, ndërsa prodhimi i bostanoreve dhe perimeve të thata kanë pësuar një ulje të lehtë, respektivisht 0,51 % dhe 2,38 %, krahasuar me vitin 2019.

Në grupin e perimeve të njoma, kulturat përfaqësuese, janë domatja me 35,79 %, kastraveci 12,99 % dhe speci 11,78 %.

Në perimet e thata, qepa e thatë përfaqëson 85,59 % ndaj prodhimit gjithsej, ndërsa në prodhimin e bostanoreve shalqini përfaqëson 83,22 % të prodhimit. Prodhimi i perimeve në serra përfaqëson 21,81 % të prodhimit gjithsej të perimeve nga ku 50,86 % e këtij prodhimi i përket Qarkut Fier.

Në vitin 2020, prodhimi në serra është rritur me 5,18 %, krahasuar me një vit më parë, qarku me përqindjen më të lartë të prodhimit të perimeve në serra ndaj prodhimit të perimeve gjithsej është Berati me 64,81 % dhe Fieri 28,37 %, përqindja më e ulët është shënuar në qarkun Korçë dhe Dibër me 0,16 % dhe 0.35 %.

Drithërat rritje me 2,6%

Prodhimi i drithërave në vitin 2020 është 684.023 tonë, duke shënuar rritje me 2,61 %, në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 170.229 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 99.858 tonë dhe Korçë me 78.801 tonë.

Në vitin 2020, prodhimi i patates është 254.886 tonë, duke u ulur me 2,22 %, në krahasim me vitin 2019. Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend janë, Korça me 59.316 tonë, Fieri me 50.146 tonë dhe Elbasani me 28.684 to