Ishte jo pak surprizë kandidimi I Rudina Hajdarit në qarkun e Elbasani për zgjedhjet e 25 Prillit! Me të drejtë shumë prej jush kanë pyetur e vazhdojnë të pyesin edhe sot se cila është lidhja e Hajdarit me qarkun e Elbasanit? Përse ajo kërkon vota në këtë qark kur nuk ka asnjë lidhje me Elbasanin! Të gjithë i mbani mend gafat e saj të vazhdueshme mbi bashkitë e qarkut ,gafa të cilat nuk i ka bërë qëllimisht por i ka bërë nga fakti se Rudina Hajdari është thjeshtë vizitore në këtë qark! Ajo nuk e ka idenë se çfarë problemesh ka Elbasani pasi për t’i ditur duhet të jetosh këtu , ti njohësh e të takosh njerzit . Pak ditë më parë në një dalje televizive Hajdari e vërtetoi se ajo nuk ka asnjë lidhje me qarkun e Elbasani, se asaj i interesojnë vetëm votat për të marrë një mandat deputeti e ndoshta më pas të largohet sërisht për në shtëpinë e saj në Shtete e Bashkuara të Amerikës . Hajdari ngjalli zemërim dhe  reagime negative nga të gjithë kur deklaroi se Belshi ka 700 liqene. Reagime të ashpra pati nga të gjithë ku më poshtë sjellim atë të gazetarit të mirënjohur Arsen Rusta .

“Për të gjithë Belshakët dhe jo vetëm. Lapsuset janë njerzore, por në vend të një përfaqësuese nga Tirana apo caktuar pa pëlqimin tuaj. Është më mirë një djalë apo vajzë e zonës se kushdo tjetër. Lapsusi i Rudinës nuk tregon vetëm mos njohje, por vizitë vetëm për vota në Belshin tonë. Jam shumë pro të zgjidhen edhe alternativa të tjera nga figurat aktuale, por ska pse që të përkahet dikush që se lidh asgjë me Dumrenë. 700 lieqene ,70 liqene. JO Rudinë, 85 liqene dhe ujmbledhësa. Nuk i ka bashkia Belsh i ka Dumreja. Kanë qenë e janë aty, janë të gjithë natyral, karstik. Ka edhe aquakulturë Pak më shumë respeket për Belshin mqs jemi në kohë fushate.”

Rudina Hajdari ka bërë një tjetër bujë me deklaratën e saj në Parlamentin e shkuar. Teksa fliste për reformat e ndërmarra nga grupi i saj i demokratëve, ish deputetja tha se do të vijojë të përçahet Shqipëria.

Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë

Në fund na lind pyetja?  A nuk kemi pasur mjaftueshëm Hajdarë në parlament që të vijojmë të votojmë prurje të tilla?

Egnatia news