Të paktën një person u vra dhe shtatë mbetën të plagosur pasi forcat ruse bombarduan Sloviansk në rajonin e Donetsk këtë të martë. Lajmi u bë me dije nga administrata ushtarake e qytetit. 

“Tregu qendror mori flakë. Rrethi qendror i qytetit, si dhe lagjet Varshava, Pivnichny, Slovkurort u prekën gjithashtu. Shkalla e dëmit është duke u konstatuar”, thanë autoritetet.

Pasi forcat ruse dhe separatiste kanë marrë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, duke përjashtuar disa xhepa të rezistencës. Ata tani po i drejtohen qyteteve të Donetskut ende nën kontrollin e Ukrainës, përkatësisht Sloviansk dhe Kramatorsk.