Ministria e Jashtme ruse njoftoi se se do të dëbojë 45 diplomatë polakë nga Rusia, si një përgjigje ndaj Polonisë që dëboi 45 diplomatë rusë.

“Si përgjigje ndaj veprimeve jomiqësore të Polonisë për dëbimin e diplomatëve rusë, bazuar në parimin e reciprocitetit, u deklaruan ‘non grata’ 45 punonjës të Ambasadës së Republikës së Polonisë dhe konsullatat e përgjithshme të Republikës së Polonisë në Irkutsk, Kaliningrad dhe Shën Petersburg”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.