Zëvendës ministri i Transportit të Infrastukturës Digjitale në Gjermani, Oliver Luksic do të vizitojnë Tiranën në 11 dhe 12 prill, ku pritet të nënshkruajë edhe disa marrëveshje të rëndësishme me ministren Belinda Balluku.

Në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë bëhet me dije se një ndër marrëveshjet që pritet të nënshkruhen është ajo e njohjes reciproke të lejeve të drejtimit.

Z. Oliver Luksic, MdB, Sekretar Parlamentar i Shtetit (Zëvendësministër) në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, do të vizitojë Tiranën në datat 11 dhe 12 Prill. Krahas bisedave për temat e lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe tranzicionit energjetik në sektorin e transportit, në qendër të vizitës së tij është edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku. Informacione të mëtejshme mbi përmbajtjen e marrëveshjes do publikohen së shpejti”, bën me dije Ambasada Gjermane në Tiranë.