Forcat ruse raportohet të kenë marrë kontrollin e aeroportit “Antonov”, i cili ndodhet rreth një orë në veri të Kievit.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës pas disa videove që qarkulluan në rrjetet sociale, në të cilat shiheshin helikopterë ushtarakë rusë duke sulmuar aeroportin.
“Konfirmohet nga autoritetet ukrainase. Një operacion i madh sulmi ajror me helikopterë Mi-8 në Aeroportin Ndërkombëtar Antonov në Hostomel.
Ministria e Brendshme thotë se Rusia ka marrë kontrollin. Shume e rrezikshme; është vetëm 15 minuta në perëndim të unazës së kryeqytetit”, thuhet në raportimin e mediave vendase.
Mësohet se i gjithë kryeqyteti ukrainas është nën sulme të vazhdueshme nga Rusia, ndërkohë që presidenti ukrainas ka kërkuar ndihmë nga SHBA, përmes një telefonate që i ka bërë Joe Biden.
Ukraina deklaron se do të bëjë qëndresë, pavarësisht se derimë tani raportohet për dhjetra viktima.
Gjithë shtetet me përjashtim të Kinës, dhe disa vendeve diktatoriale, kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës, ndërkohë që ende nuk ka një numër të saktë të trupave ruse të cilat kanë hyrë në Moskë.