Mohamed Salah po tregon se është një nga sulmuesit më të mirë në botë momentalisht, e ky aspekt ka bërë që lojtari të rrisë pretendimet nëse Liverpool e do akoma në skuadër.

Egjiptian kërkon 500 mijë paund në javë për të nënshkruar kontratën e re, pasi ajo aktuale skadon në 2023.

Sulmuesi është shprehur i gatshëm për të biseduar për rinovimin e tij, por nuk heq dorë nga kushti për t’u bërë lojtari më i paguar në klub.