Berisha:
Unë ftoj sot të gjithë anëtarët e PD-së, të gjithë ata që firmosën në liri të plotë shkarkimin e sih-kryetarit të tyre, të na baskohen, për të marrë në doë shtëpinë e tyre, në një protestë paqësore. Garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtese, që nuk ka asnjëlloj hatërmbetje ndaj tyre, problemi që kanë protestuesit është hapja e dyerve të shtëpisë së tyre, dhe çlirimi nga peng Basha.
Ftoj nesër deputetët e PD-së që të jenë këtu, së bashku me anëtarët e tyre. Të mos e shndërrojnë partinë në një bunker, dhe një parti bravash, nuk mundet kurrsesi që ju të nderuar deputete dhe deputetë të pranoni në kurriz këtë tragjedi që bëhet për interesat e Edi Ramës.
Merrni me vete kartat e anëtarësisë së PD, që ti tregojmë pengut të Edi Ramës që jemi këtu në emër të tyre.
Absolutisht kemi informacione, i kemi të regjistruar, i ftoj ata që të shkojnë në shtëpitë e tyre, të mos bëjnë mercenarin, pasi do të përballen me pasoja të rënda. Kemi emra, dhe i kemi identifikuar, por përgjegjësi numër 1 është Lulzim Brava.