Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për mediat së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidenten e KE-së, Ursula von Derl Leyen pas përfundimit të samitit të Procesit të Berlinit.

Kreu i qeverisë theksoi se patën diskutime të frytshme në samit ndërsa shtoi se këto kohë të vështira, sidomos pas konfliktit Hamas-Izrael, kanë bërë që të forcohet miqësia dhe bashkëpunimi me BE-në.

“Ndërsa samiti u mbyll me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura, e me një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falenderuar kancelarin që në mënyrë kaq të hirshme që i hapur për idenë për ta sjellë procesin jashtë BE në Tiranë dhe nuk do të gjeja dot kurrë fjalët për të falenderuar presidenten e Komisionit që i dha samitit diçka thelbësore përmes planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky është moment i vështirë në kohë dhe sfidat me të cilat përballemi janë të jashtëzakonshme për shkak të krizave që kanë goditur të gjithë ne, qofshim Evropë me B apo pa B bashkëlidhur.

Nuk duhet se gjërat bëhen më mirë përpara se të përkeqësohen në shumë fronte, përfshirë atë të ri në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Në të njëjtën kohë, këto kohë kanë farkëtuar miqësinë, bashkëpunimin tonë, ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt Ballkanit Perëndimor.”, u shpreh Rama./abcnews.al