Seria Galaxy Note ishte spekuluar shpesh herë se do të rikthehej në vitin 2022 me një pajisje të re, mirëpo raportimet e fundit tregojnë se kjo gjë nuk do të ndodhë. Samsung me sa duket ka vendosur të integrojë funksionet dhe shërbimet që e bënin të veçantë serinë Note në smartphone-t e serisë Galaxy S ose Z.
Sipas raportimit nga Etnews, Samsung do t’i japë fund serisë Note, duke integruar S Pen në trupin e Galaxy S22 Ultra. Pra, modeli Ultra nuk do të ketë tashmë vetëm suport për S Pen, por do ta ketë një të tillë të integruar brenda në pajisje.
Një tjetër pajisje që ofron suport për S Pen është dhe Samsung Galaxy Z Fold 3. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë pajisje, nëse dhe ajo do të ketë një vend special për S Pen.
Raportimi tregon se një nga arsyet që e çoi kompaninë drejt këtij vendimi është dëshira për të shitur më tepër pajisje të palosshme. Gjatë viti 2019, Samsung shiti 12.7 milionë njësi, në 2020 9.7 milionë, ndërkohë që në 2021 3.2 milionë. Parashikimet e Samsung për vitin 2022 janë që numri i shitjeve të pajisjeve të palosshme do t’i tejkalojë 13 milionë njësitë falë ndihmës së “eleminimit” të serisë Note.